Dalin emrat e parë të zyrtarëve të arrestuar në Shqipëri nga operacioni ndërkombëtar që u zhvillua në vendin tonë, Itali, Malin e Zi dhe në Spanjë.

Të arrestuar janë: Maksim Sota, prokuror në Vlorë; Ilirjan Balla, shefi i Seksionit Kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë; Festim Lelaj, ish-oficer policie; Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë. Ata janë lënë në arrest shtëpie.

Ilirjan Balla, lindur në Berat, më herë ka mbajtur detyrat e Zv.drejtorit për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në Policinë e Dibrës dhe të Zv.drejtorit për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në Policinë e Shkodrës.

Operacioni ndërkombëtar synonte të godiste përveç trafikantëve të drogës nga Shqipëria në brigjet e Puglias e përtej, edhe fenomenet e korrupsionit dhe të abuzimit me detyrën.

Mediat italiane njoftuan më herët sot se “trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash: këto janë akuzat, për arsye të ndryshme, kundër 38 personave që janë marrësit e një urdhri paraburgimi paraprak që po kryhet në këto orë nga Autoritetet Shqiptare dhe Anti-Mafia e Barit, me koordinimin e Eurojust.