Me ndeshjen Teuta-Dinamo dje ka ngritur siparin Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra.rtBregdetaret e kanë filluar me këmbë të mbarë, teksa fituan 3-1 në Durrës, takim i vlefshëm për Grupin A.

Teuta e nisi mjaft mirë, duke fituar setin e parë 25-21, ndërsa vajzat blu reaguan duke marrë të dytin thellë 12-25.

Por më pas vendëset s’falën dhe triumfuan në dy setet e radhës, përkatësisht 25-20 dhe 25-22, duke siguruar 3 pikët e para.