I lindur në General Piko më 28 prillin e vitit 2003, në provincën La Pampa në rajonin e Argjentinës qendrore, Tiago Tomas Palacios u rrit në aspektin sportiv në Club Atletiko Kosta Brava, skuadër e qytetit të tij të lindjes për të kaluar te Tajeres në vitin 2019.
Me skuadrën nga Kordoba debutoi si profesionist. Pasi luajti afro 8 ndeshje me Tajeres kalon në huazim te Independiente Rivadavia në janarin e vitit 2024. Në skuadrën e qytetit të Mendozës luan 16 ndeshje mes Primera Divison, Kupën e Ligës dhe Kupën e Argjentinës përpara sesa të transferohej tek Interi në verën e vitit 2024.
NOFKA- Është një mbrojtës me fizik të frikshëm. Palacios është i gjatë 196 cm. Në Argjentinë mbrojtësi i lindur në vitin 2003 ishte i njohur si Kulla e Pampeanës, e lidhur prej vendit të tij të origjinës. Interi e prezantoi Tomasin pikërisht me një video të tillë.
PASIONI- Që kur ishte i vogël, Palacios u dashurua me futbollin prej familjes së tij. Topi ishte një pasion i përbashkët që u transmetua nga babai dhe vëllezërit që kishin luajtur më përpara. Tomas i hodhi hapat e parë i mbështetur prej tyre.
MESI- Si çdo argjentinas, Palacios e adhuron Lionel Mesin. Kapiteni i Argjentinës është idhulli i Tomasit kur ka qenë fëmijë. Lojtari 21-vjeçar në fakt e ka nisur aventurën si sulmues dhe si majtosh inspirohej pikërisht prej Leos.
ARGJENTINASI- Tomas Palacios ishte lojtari i 52-të argjentinas që ka luajtur me historinë e Interit, një shtet që ka pasur lidhje speciale me klubin zikaltër. Mes shumë lojtarëve që ka tërhequr vëmendjen e tij është Lautaro Martinez, me të cilin sot ndan dhomat e zhveshjes.
TRI FJALË- Palacios mund të përshkruhet si një mbrojtës që di të menaxhojë topin në fazën ndërtuese, por edhe i vëmendshëm në markim. Me tre fjalë mund të jetë: agresiv, luftëtar dhe ilirik.
BASKETBOLLI – Pavarësisht dashurisë së madhe për futbollin, Palacios ndjek edhe sporte të tjera. Argjentinasi është i apasionuar me basketbollin, tjetër sport shumë i ndjekur në Argjentinë.