Pesë vatra zjarri janë regjistruar njëkohësisht në disa pika në zonën e Krastës në Krujë. Flakët po përhapen me shpejtësi pasi favorizohen nga era, ndërsa për momentin nuk raportohet rrezik për banesat apo bizneset pranë zonës.

Zjarret janë shfaqur në afërsi të zonave ku janë regjistruar edhe vatra të tjera gjatë ditëve të fundit.

Për shuarjen e flakëve po zhvillohen operacione  nga toka dhe ajri, me forcat zjarrfikëse që po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave.

Era po e vështirëson ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen e zjarrit në sipërfaqet me bimësi.