Atalanta i ka dhënë fund serisë me 10 ndeshje pa humbje të Napolit. Skuadra nga Bergamo, triumfoi me rezultatin 3-0, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Vendimtar ishte sulmuesi Lookman, i cili realizoi dopietë golash, në minutat 10 dhe 31. Për të vulosur takimin në 3-0, mendoi Retegui, që shënoi të tretin në minutën e 93-të. Ekipi i Gasperinit, konfirmohet edhe njëherë si një kundërshtar shumë i vështirë për skuadrat e mëdha.

Me këtë sukses, Atalanta ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Napoli mbetet në krye të renditjes me 25 pikë të grumbulluara.

Kjo është humbja e dytë në kampionat për skuadrën e Conte-s, pas disfatës në javën e parë ndaj Hellas Veronës.