Sparta e Pragës luajti dje kundër Banik Ostravës, sfidë që e humbi me rezultatin 1 me 3.

Tifozët e Spartës në një moment gjatë ndeshjes hapën mesazh në mbështetje të Veljko Birmançeviç, lojtar i tyre.

“Mbështetje për Birmën”, tregohej ndërsa gjithçka ishte në rregull deri këtu.

Çfarë është sërish problem në stadiumet e Çekisë janë flamujt, që tregojnë Kosovën si Serbi.

Dhe në mesazhin për Birmançeviç, tifozët e Spartës së Pragës i kishin të pranishëm. 

Kujtojmë ndërkohë se te Sparta luajnë katër lojtarë shqiptare, bëhet fjalë për Ermal Krasniqin, Qazim Laçin, Indrit Tucin dhe Albion Rrahmanin.

Ky i fundit, i afruar në verë, ka ripostuar në rrjetet sociale një mesazh të “Dardanëve” në ndeshjen Kosovë – Qipro.

“Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë”, shkruhej në të ndërsa shoqërohej me hartën e Kosovës dhe shqiponjën dykrenore.

Një reagim ky pas asaj që treguan në stadium tifozët e Spartës së Pragës në Çeki.