Stefan De Vraj thotë se Interi duhet që t’i mbyllë ndeshjet më shpejt sepse kështu i vë në rrezik. Holandezi tregon se zikaltrit nuk e kanë parë ndeshjen e Napolit. “Rrezikuam shumë deri në fund. Por luajtëm mirë gjatë ndeshjes. Duhet që ta mbyllnim duke shënuar golin e dytë. Krijuam shumë raste, por edhe ata patën momentet e tyre. Për fatin tonë, goli i shënuar nga Venecia ishte i parregullt”. “Nuk e di nëse rastet e humbura kanë të bëjnë me formën fizike. Unë kam luajtur shumë dhe ndihem mirë.
Kështu fitoj ritmin. Është çështje skuadre. Në futboll mund të ndodhë gjithçka”. “E dimë rëndësinë e ndeshjeve që do të vijnë, por edhe sot (dje) ishte e rëndësishme. Nuk ka ndeshje të lehta në Serinë A dhe Venecia ka luajtur mirë. Na vuri në vështirësi. Duhet të japim gjithmonë maksimumin”. NAPOLI- “Nuk e kemi parë ndeshjen. Ishim duke u përgatitur për ndeshjen tonë dhe pamë vetëm rezultatin. Ne duhet ta gjejmë motivimin te vetja dhe jo tek të tjerët”.