Deputetja e PL-së, Monika Kryeamdhi është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” caktuar ndaj saj nga GJKKO.
Monika Kryemadhi ankimoi në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje.
Kryemadhi e ka dorëzuar ankimim përmes postës të shtunën, ndërsa kujtojmë se ajo po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.
Ndërkohë pritet që Ish-presidenti Ilir Meta do ta dorëzojë këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.