Aktivistja Edlira Çepani ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale dedikuar humbjes së bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani. 

Në postimin e saj, Edlira kujton me nostalgji bashkëshortin e ndjerë dhe kohën që ka kaluar me të.

Ajo shkruan se falenderon Zotin që pati fatin të kishte të ndjerin në krah në këtë jetë dhe se njerëzit si ai vijnë rrallë në këtë botë.

POSTIMI:

Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty Gerti im.

E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti!

E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë.

Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!