Grupi Parlamentari i PD ka marrë vendimin që t’i rikthehet seancave plenare, me qëllim diskutimet për pr.buxhetin 2025.
Në përfundim të mbledhjes, kryetari i grupit, Gazment Bardhi tha se aksioni opozitar do të vazhdojë, por theksoi se grupi i PD do të jetë në një përballje intensive me mazhorancën për të diskutuar dhe debatuar për buxhetin.
“Më shumë vidhen sesa investohen pa patur në vëmendje pensionistët, fermerët dhe bizneset.
Grupi parlamentar do jetë i angazhuar në një përballje intensive me mazhoracën gjatë gjithë procesit të diskutimit të pr buxhetit 2025”, u shpreh Bardhi për gazetarët.
I pyetur se pse u mor ky vendim, kur situata eshte njesoj si vitin e kaluar, Bardhi tha: “Vitin e kaluar sic ju jeni dëshmitarë ne kishim shpallur vendimmarrje që nuk do ketë normalitet pa u plotësuar kushtet që ne kishim shpallur. Në rastin konkret aksioni i opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe aksioni i mosbindjes civile3 do të vazhdojë. Por shtuar kësaj deputetët do të përmbushin përgjegjësitë e tyre si përfaqësues të qytetarëve. Prandaj dhe qëndrimi publik ne në raport me Kuvendin do të vendosim rast pas rasti. Kush ka menduar që opozita do të lërë terren Edi Ramës që të kalojë buxhetin e oligarkëve dhe jo të qytetarëve e ka gabim. Ne do jemi aty për të mbrojtur qytetarët”.