Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Në një postim në rrjetin social X, kreu i qeverisë shkruan se ishte një nder i madh të punonte me Joe Biden për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Më tej ai thekson se mezi pret me privilegjin më të madh të punojë me Presidentin e 47-të të Amerikës, Donald Trump, për të përmirësuar partneritetin për paqe, prosperitet, dhe përparim të mëtejshëm mes dy vendeve.
“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama.