Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat e përjashtimit nga seancat parlamentare për deputetët e PD-së.

Mësohet se vendimi i dhënë në gjykatë do të këtë efekt të menjëhershëm duke zhbërë vendimin e 2 tetorit të Sekretariatit të Etikës në Kuvend, i cili vendosi që të përjashtojë 60 ditë tre deputetët e PD-së: Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, pas tensioneve dhe kaosit në Paralment, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget. 

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

PS kerkoi ndëshkimin e deputetëve: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.