Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, është shprehur se ende nuk ka pasur ftesë nga SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen “21 Janari”.
Basha theksoi se është në dispozicion të SPAK, duke theksuar se duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar.
A ke ftesë për t’u pyetur nga SPAK?
Basha: Jo deri në këtë moment jo, por jam në dispozicion të SPAK. Duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar.
Kemi vendosur para Parlamentit edhe propozimin për të hequr imunitetin e deputetëve. Mbahet i kyçur në sirtar.
Heqja e imunitetit parlamentar do të thotë t’i hiqet mundësia njerëzve si Arben Ahmetaj të arratisen.
A keni frikë që mund të prekeni nga hetimet?
Basha: Frikë kanë ata që kanë shkelur ligjin.