Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me tensione. Deputeti Dashnor Sula, i cili vendosi të jepte mesazh përmes veshjes së tij si i burgosur dhe me pranga në duar, kërkoi fjalën në Kuvend.
Ai u përfshi në debat me kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali, duke mos e lejuar të lexonte rendin e ditës.
Spiropali: Ju lutem zoti Sula uluni, të vijojmë seancën.