Këtë të enjte zhvillohet në Budapest samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (KPE).

Kryeministri Edi Rama u prit në këtë takim nga homologu i tij, Viktor Orban. Në samitin e sotëm do të marrin pjesë 50 liderë të Europës. Po ashtu do të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Në fokus të diskutimeve do të jenë sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.

Hungaria mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të Dhjetorit. Ky shtet luajti një rol vendimtar për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 tetor, që shënoi edhe hapjen faktike të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave.