Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka tha se nuk janë kthyer në Kuvend për të diskutuar me mazhorancën, por për transparencë ndaj qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij ai iu drejtua kryeparlamentares Elisa Spiropali  me pseudonimin “Nafije”, teksa ka thënë se mosbindja civile do të vazhdojë.

“Sekti më i ndyrë i njerëzimit që ka shkelur në trojet shqiptare është i Rilindjes. Flasin me gjuhë bolshevike, shfryjnë mllef e duf ndaj opozitës. Kjo zonja këtu në krye ka marrë rolin e Nafijes te filmi “Gjuetia e fundit”. Nafija siguronte shokun Sillo. Sot s’kemi ardhdur për të gjetur gjuhën me ju se nuk ndodh të ulemi ne me hajdutët, me përfaqësuesit e krimit të organizuar.

Kemi ardhur për shqiptarët, për atë buxhet që e keni vjedhur. Kemi ardhur t’ju çjerrim maskën, t’u themi se herë pas here kujtoheni se opozita duhet parë. E keni trajtuar si armike! Ju ëndërroni monizëm të plotë sepse sulltani juaj nuk duron dot zë ndryshe, do skllevër, ja kështu i do. Një tufë! Me të cilët i vjedh të gjitha dhe pastaj kur i dalin zbuluar, thotë thikë pas shpine. Jemi këtu për betejë! Mosbindja civile do vazhdojë, po shqiptarëve do u flasim për buxhetin.”

“Na dukeni si miza të gjithë!”, iu tha Noka eksponentëve të mazhorancës.

Megjithatë, Spiropali nuk e la pa e replikuar me ironi.

“I ke pak të vjetëruara këto metaforat e krahasimet, i ke pak socialiste. Mua më kishe munguar në këtë foltore, keni bërë mirë që jeni riktheyr sepse qytetarët duan t’ju dëgjojnë. Kurseji pak ato metafora. Nuk shkon që një burrë të ngrihet në atë foltore dhe të përfdorë ato metafora, që t’i kishe pak më moderne do të ishte më mirë.”