Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se opozita nuk ka asnjë respekt për Presidentin e Republikës.
Teksa i bëri thirrje Presidenti që të mos lejojë ambasadorët të marrin pjesë në aktivitetet elektorale të qeverisë, e paralajmëroi që të mos shitet për dy vila që kërkon të ndërtojë për djemtë e tij.
Gazment Bardhi tha se “nëse Rama ja jep atë lejen, ne do ja nxjerrim nga hundët”.
“Meqë na bërë ti zonjë thirrje për të respektuar shkëlqesinë e tij Bajram Begajn, po tha them që Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita për aq kohë sa sillet si ushtar i kryeministrit.
Së pari të ndalë përfshirjen e ambasadorëve në fushatë zgjedhore të PS. Edhe në Selanik, ambasadorja shqiptare ishte në një aktivitet ku kryeministri fyente opozitën dhe kërkonte vota për PS. E kanë të ndaluar me ligj. Së dyti vetë Presidenti kur shkon vizita qar më qark nuk duhet të ketë në krah vetëm përfaqësues të krimit të organizuar që në këtë rast janë përfaqësues të PS. Është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti të qëndrojë larg fushatës zgjedhore, e të mos shitet për dy leje ndërtimi per të ndërtuar dy vila për dy djemtë e tij. Se Edi Rama ja jap, opozita ja nxjerr nga hundët”,-tha Bardhi.