Partia e Lirisë pak ditë më parë ka kërkuar informacion në lidhje me arrestimin e Ilir Metës, duke i kërkuar Ministrisë së Brendshme se kush janë personat që sipas PL-së vepruan kundër ligjit për arrestimin e ish-presidentit.
Në seancën e sotme plenare, deputetja Erisa Xhixho tha se sot është afati i fundit që ministri i Brendshëm të kthejë përgjigje në rast të kundër do ta kallëzojnë penalisht.
“Ta harroni ju, ta harrojë banda që drejton këtë qeveri që mund t’i mbyllë gojën opozitës dhe qytetarëve”, tha deputetja e PL-së.
Erisa Xhixho: Ju jeni përgjegjës për atë trajtim çnjerëzor të një personi që nuk i është shmangur drejtësisë. Ju keni shkelur kushtetutën e vendit, kua ta policë me maska, duhet ti thoshin atij: vendimin e gjykatës dhe shkakun e arrestit, të drejtat e tij kushtetuese dhe të drejtën për avokat. Ju keni urdhëruar ata person me maska të bëjnë atë trajtim
Ju keni kërkuar një kërkesë për informacion, nëse nuk e ke ende. Nëse nuk ktheni përgjigje përgatituni për kallëzim penal. Ky mesazh që u dha më 21 tetor ishte mesazhi që turpëroi Shqipërinë. Ta harroni ju, ta harrojë banda që drejton këtë qeveri që mund ti mbylle gojën opozitës dhe qytetarëve.