Kritika dhe këshilla njëkohësisht që mesa duket i kanë vlejtur lojtarit të Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, i cili ka ulur kokën dhe ka punuar edhe më fort. Ndërkohë sot, teksa ka kaluar ai po shpërblehet mësë miri. Në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit, Muçi është aktivizuar titullar nga trajneri dhe performance e tij ka qenë gjithmonë edhe në rritje.
Ai po e tregon që tashmë është kthyer në një lojtar të domosdoshëm për Beshiktashin dhe këtë po e fakton duke shënuar ndeshje pas ndeshje. Dje sulmuesi 23-vjeçar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, pas dy golave në kampionat në ndeshjet e fundit kundër Gallatës dhe Kasimpashasë, shënoi edhe në Ligën e Europës, ku Beshiktashi luante përballë Malmo.
Futbollisti shqiptar pas ndeshjes gëzoi një tifoze turke, duke ia dhënë një nënshkrim në fanellë.
Ajo u emocionua shumë dhe filloi të qante, duke treguar dashurinë e madhe që ka për lojtarin kuqezi. Ky moment special është bërë viral edhe në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni pamjet:
HAYRANI OLDUĞU FUTBOLCUDAN İMZASINI ALDI… GÖZYAŞLARINI TUTAMADI!
— Gündeme Bakış (@gundeme_bakis) November 7, 2024
Beşiktaş'ın yıldız futbolcusu Ernest Muçi, imzasını isteyen taraftarı kırmadı, genç kız o anlarda gözyaşlarını tutamadı.#ErnestMuçi #Beşiktaş #BJKvMFF #SONDAKİKA #perşembe #UEL #Çarşı pic.twitter.com/NSQPYhacdo