Tizhani Reijnders vijon të rrisë nivelin e paraqitjeve çka ka bërë që Milani të intensifikojë bisedimet për rinovimin paçka se kontrata e lojtari skadon në vitin 2028. Do të ketë një përmirësim të rrogës duke kaluar nga 1.8 në 3 milionë euro, ndërkohë që akordi i ri do të jetë deri në 2030-n.
Kjo është një lëvizje për të shmangur pretendentet, mes të cilave është futur “dhunshëm” Totenhemi që synon të investojë 50 milionë euro për ta marrë nga Milani që në janar.