Ka mbërritur sot në Shëngjin anija “Libra” me tetë emigrantët të cilët ishin drejtuar drejt Italisë ilegalisht, por që u evidentuan dhe kapën nga autoritetet e vendit fqinj.

Në pamjet e mëposhtme shihen emigrantët që kanë zbritur nga anija, ndërsa më vonë do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse e më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.

Qeveria e udhëhequr nga Meloni po përdor këtë anije për të pritur në det të hapur disa emigrantë, burra të rritur dhe të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta dhe për t’i dërguar fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjadrit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë.

Hera e parë që Meloni e vuri në zbatim këtë strategji ishte më 16 tetor, por dështoi: anija transportoi vetëm 16 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi, nga të cilët 4 duhej të ktheheshin menjëherë në Itali për shkak se ishin të mitur ose “të cenueshëm”.