Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut deklaroi se gati 70 për qind e viktimave që ajo vetë i ka verifikuar në luftën e Gazës, janë gra dhe fëmijë.

Gjetjet e OKB-së mbulojnë shtatë muajt e parë të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në territorin e pashpresë, e cila nisi para më shumë se një viti. Dhe duket se viktimat më të mëdha të hakmarrjes së shtetit hebre, ishin civilët e pafajshëm.

Zyra e OKB-së verifikoi gati 8.200 viktima gjatë shtatë muajve të parë të luftës. Por, kjo shifër është jashtëzakonisht e ulët krahasuar me numrin e përgjithshëm të të vrarëve, mbi 43.000, gjatë 13 muajve luftë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Edhe vetë statistikat e saj megjithatë, OKB-ja sërish i konsideron të mjaftueshme për ta dënuar këtë që po ndodh në enclave si shkelje shkeljen sistematike të parimeve themelore të ligjit humanitar ndërkombëtar.

Izraeli nuk i ka komentuar ende përfundimet e raportit 32-faqesh të Kombeve të Bashkuara. Ushtria izraelite, e cila e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit 2023, pasi luftëtarët e Hamasit i vranë rreth 1.200 njerëz në jug të Izraelit dhe i rrëmbyen më shume se 250 të tjerë, pretendon se është kujdesur të i dëmtojë civilët në Gazë.

Për vrasjen e së civilëve ajo e fajëson Hamasin, duke e akuzuar atë se i përdor ata si mburojë njerëzore.

Organizata islamike nga ana e saj i mohon këto akuza. Viktima më e re vdekja e të cilit u verifikua nga vëzhguesit e OKB-së ishte një djalë njëditësh, ndërsa më e vjetra ishte një grua 97-vjeçare, theksohet në raport, ku rezulton në total 44 për qind e viktimave janë fëmijë.