Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arrest me burg” për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, pasi dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në masakrën e Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Në njoftimin e Sindikatës thuhet se janë kundër burgosjes së mjekëve, teksa e cilësojnë vendimin e gjykatës abuzive dhe në kundërshtim me ligjin.
Sindikata bën thirrje që mjekët të bashkohen në protestë, për t’i thënë, sipas tyre, ndal abuzimit me burgosjen për show të punonjësve shëndetësorë.





