Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Me 83 vota pro Kuvendi vendosi që Armela Krasniqi të jetë në krye të Autoritetit të Mediave Audiovize. Ndërsa në garë ishte gjithashtu edhe Alket Dibra që u votua me vetëm 9 vota.

Pavarësisht thirrjeve të partnerëve ndërkombëtar për të shtyrë për në shtator zgjedhjen e kreut të AMA-s, mazhoranca nuk bën kthim pas.

Krasniqi ka mbajtur postin e zëdhënëses së PS pranë kryeministrit Rama.