Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut e ka firmosur Kryeministri Edi Rama.

Sipas hetimeve të SPAK, Tushe akuzohet për tenderin e një kanali vaditës me vlerë 240 milionë lekë të vjetra, i cili u dha në mënyrë të paligjshme një kompanie.

Së bashku me Tushen janë arrestuar dhe 10 persona të tjerë, të gjithë zyrtarë të bashkisë, si edhe dy biznesmenë të përfshirë në skenën e korrupsionit.