Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.
Sipas ISHP-së, pavarësisht numrit të lartë të testimeve, u bë e ditur se nuk ka sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.
“Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni.”– thuhet në njoftimin e ISHP-së.





