Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë, rezolut kjo që u iniciua nga koalicioni boshnjak, Vakat.
Mësohet se rezoluta u miratua me votat pro nga 89 deputetë, ndërkohë që deputettë e listës serbe janë larguar nga salla e Kuvendit.
Rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.
Pika numër e rezolutës konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.
Kurse, pika e katërt thotë se, “ndjen dhe shprehë pikë pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicës, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ju shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve”.





