Masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme.
Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, ndaj çështja do t’i kalojë për kompetencë SPAK.
Hamza Lici, shënjestra e atentatit së bashku me Arlind Bushatin humbën jetën gjatë atentatit. Ata u qëlluan me breshëri automatiku nga dy armë zjarri kallashnikov.
Atentati i mori jetën edhe dy të pafajshmëve, burrë e grua Bashkim dhe Flutura Basha. Pas hetimeve, dyshohet se në makinën e viktimave ishte dhe një person i tretë, i cili nuk është gjetur ende nga policia.