Antonio Konte ka mbetur i pakënaqur me arbitrimin në përballjen Inter-Napoli. Trajneri i të kaltërve ka thënë për mikrofonin e “DAZN”-it se VAR-i tashmë ndërhyn vetëm në rastet kur i leverdis situate. Akuza të forta nga Konte, i cili shton se nuk ndihet më i sigurt nga përdorimi i teknologjisë.
“Çfarë kuptimi ka që VAR-i nuk mund të ndërhyrë kur ka një gabim?! Kur u leverdis ndërhyjnë, kur nuk u leverdis nuk ndërhyjnë. Episode të caktuara mund të ndryshojnë ndeshjen. Është diçka që vërtetë më çmend. Unë duhet të ndihem i sigurt me VAR-in, por ka filluar të mos ndihem më i sigurt”, ka deklarur Antonio Konte.