Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij. Për vdekjen e babait të Veselit ka njoftuar edhe zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli! Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Në maj të këtij viti, Veseli iu dha leje nga Haga për të vizituar të atin, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sapo u kthye në Kosovë, Veseli shkoi spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, nën forca të shumta sigurie, përfshirë Policinë e Eulex-it.