Aktorja e njohur Scarlett Johansson është shtatzënë! Burime të shumta për Page Six kanë bërë të ditur se aktorja e famshme është duke pritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Colin Jost dhe të dy janë shumë të entuziazmuar.
“Scarlett është shtatzënë, por e ka mbajtur këtë gjë private. Ajo ka mbajtur një profil shumë të ulët.” –tha një burim.
Ylli i “Avengers” ndezi thashethemet e shtatzënisë në qershor pasi u largua nga disa evente të “Black Widow”.
“Ajo nuk ka bërë shumë intervista ose evente për të promovuar “Black Widow”, gjë që është për t’u habitur pasi është një prodhim i madh Marvel/Disney dhe ajo është edhe ylli protagonist, edhe producente ekzekutive,” shpjegoi burimi.
Ky do të jetë fëmija i dytë i Johansson, pasi ajo është nënë e një vajze 6-vjeçare, Rose, me ish-burrin Romain Dauriac. Ndërsa për Jost ky do të jetë fëmija i tij i parë.





