Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e nëntorit të Nations League. Kuqezinjtë po punojnë për të marrë më të mirën nga ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën.

Ndërkohë që Sylvinho duket se nuk ka harruar as lojtarët e Superiores apo Kategorisë së Parë.

Në listën zyrtare vetëm Andi Hadroj është lojtar i kampionatit shqiptar, por në stërvitjen e sotme, trajneri brazilian ka ftuar dhe 11 të tillë.Nga lojtarët e Dinamos, Tiranës dhe Teutës në Superiore e deri tek ato të Kategorisë së Parë me futbollistë të ekipeve si Apolonia dhe Vora. Sylvinho po i shikon nga afër, duke iu dhënë dhe mundësinë të stërviten me pjesën tjetër të Kombëtares.

Teuta: Sandër Kalaj, Renaldo Torraj, Devit Demirçani.

Dinamo: Oresti Histo, Jordi Celkupa, Kevin Meçe.

Apolonia: Xhovalin Trifoni.

Tirana: Hajrulla Tola.

Vora: Okseold Sefa, Segerso Geci, Dijar Nikqi.