Këto janë pamjet e momentit kur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor për Steriliziminn
Ish-ministri Beqaj, i cili la përkohësisht qelinë mëngjesin e sotëm, mbërriti me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivë të policisë në ambientet e Kryesisë.
Por, Ilir Beqaj shihet teksa fsheh prangat duke mbuluar duart me xhup.
Ish-ministri i Shëndetësisë, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, do të dëshmojë në Komision për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.