Ish-ministri i Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto është paraqitur në SPAK mesditën e sotme.

Ish-ministri i LSI-së mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i vetëm, ndërsa në duar mbante një dosje.

“Zoti Haxhinasto për çfarë çështje jeni thirrur në SPAK”, u pyet ai nga gazetarët.

Por, ish-ministri nuk u përgjigj duke heshtur para kamerave dhe iu drejtua ambienteve të SPAK.

Edmond Haxhinasto ka mbajtur postin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë nga viti 2013 deri në 2016.

Kujtojmë që emri i tij ka dalë në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi. Edmond Haxhinasto u “tradhtua” nga bisedat e zbuluara në telefonin e Monika Kryemadhit.