Corriere della Serra i ka kushtuar një artikull të plotë marrëveshjes për emigrantët, ardhjen e dy anijeve, kthimin e disa prej refugjatëve, si dhe reagimet nga europa dhe bota mbi këto ngjarje.

Duke nisur nga reagimi i pqarë i qeverisë Meloni pas kthimit të refugjatëve pas vendimit të gjykatës së Romës, media italiane shkruan se Meloni nuk do terhiqet dhe se është e bindur se gjykatësit janë gabim.

“Reagimi i parë i qeverisë Meloni pas rastit të fundit të migrantëve që u dërguan në Shqipëri dhe që “u detyruan” nga një vendim gjykate të kthehen në Itali është i bashkuar dhe i njëtrajtshëm.

Sipas zyrtarëve të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, ata janë të bindur se gjykatësit janë gabim: “Prandaj do të shkojmë deri në fund dhe kemi besim se përpara Gjykatës së Drejtësisë Evropiane do të njihet arsyeja dhe interpretimi i qeverisë italiane.”

Kjo linjë është vendosur edhe pas një kontakti mes Giorgia Meloni dhe Matteo Piantedosi, dhe është një linjë mbrojtëse, në kuptimin që të gjithë qeveria, në nivelet kryesore dhe administratën që merret me këtë çështje dhe që ka kontribuar në miratimin e dekretit të fundit për “Vendet e Sigurta”, është e bindur se gjykatësit italianë kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Për cilat arsye? Sipas burimeve të qeverisë, së pari sepse Pakti i ri Evropian për Migracionet, edhe pse ende nuk ka hyrë në fuqi (dhe kjo mund të jetë një nga arsyet e keqkuptimit institucional dhe juridik), parashikon procedura të shpejtuara (dhe madje e bën këtë një nga shtyllat kryesore të menaxhimit të kërkesave për azil) dhe krijimin e qendrave jashtë kufijve kombëtarë.

“Në fakt, ne e bëmë këtë më parë se shumë shtete të tjera evropiane, dhe vendimi i Gjykatës Evropiane, për të cilin referohen gjykatësit e Catania-s ose Romës, është në një farë mënyre i vjetruar krahasuar me Pakti, sepse nuk mund ta marrë parasysh atë,” thonë më tej burimet e qeverisë.