Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë pamje të siteve kulturore të mbushura me vizitorë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama shkruan se sitet kulturore të Shqipërisë kanë mikpritur gjatë gjithë vitit 1,229,195 vizitorë.
“Mirëmëngjes! Dhe me turistët që vijojnë dhe në këto ditë me diell të nëntorit të vizitojnë sitet tona kulturore, të cilat përgjatë gjithë vitit kanë mikpritur 1,229,195 vizitorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.