Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni kanë tërhequr vëmendjen në Baku të Azerbajxhanit teksa kanë marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Kreu i qeverisë shqiptare është takuar dhe me disa homologë të tij, ku mes tyre dhe me Georgia Melonin, kryeministren italiane, takim i cili ka qenë krejt ndryshe.

Rama kur ka parë Melonin t’i afrohej, është ulur në gjunjë me humor në shenjë përulje dhe më pas mes batutave dhe të qeshurave janë përqafuar të dy.