Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka risjellë në vëmendje propozimet e tij për ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore, konkretisht lidhur me postimet.
Bardhi shkruan në postimin e tij në Facebook, se rritja e pensioneve duhet të jetë zotimi absolut i PD dhe të garantojë që brenda vitit të parë të qeverisjes të mos ketë pension më të ulët se 200 euro.
Gjithashtu shprehet se rritja e pensioneve është premtim-mashtrim i fushatave të kryeministrit Edi Rama sa herë i duhen vota.
Bardhi shkruan më tej se rritja e pensionit minimal sjell në mënyrë progresive rritjen e masës së pensionit për çdo pensionist.
POSTIMI I PLOTË:
Rritja e pensioneve është premtim- mashtrim i çdo fushate të Edi Ramës, që ripërsërit veten sa herë i duhet votat dhe tallet prej 12 vitesh me shtresën që meriton më shumë respekt!
Rritja e pensioneve duhet të jetë zotimi absolut i PD dhe të garantojë që brenda vitit të parë të qeverisjes të mos ketë pension më të ulët se 200 euro dhe të sigurojë me ligj detyrimin për rritje të mëtejshme çdo vit në mënyrë progresive, që pensioni minimal të arrij jo më pak se 300 euro brenda një kohe të arsyeshme.
Rritja e pensionit minimal sjell në mënyrë progresive rritjen e masës së pensionit për çdo pensionist.
KJO DUHET TË BËHET ME ÇDO ÇMIM DHE ME ÇDO KOSTO. ASKUSH NUK MERITON MË SHUMË RESPEKT PËR SAKRIFICËN DHE PUNËN E TYRE SESA PENSIONISTËT TANË!