Futbollisti kroat, Anas Sharbini, ka befasuar të gjithë me fotot e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet duke sharruar dru.  

37-vjeçari tani luan te skuadra e NK Rjecina ne nivele inferiore në futbollin kroat.  Kohën e lirë, ish-lojtari i Hajduk Splitit e kalon duke sharruar dru dhe kjo është bërë virale në rrjetet sociale.

Në të kaluarën Sharbini ka veshur edhe fanellën e kombëtares së Kroacisë, madje ka pasur fatin të përballet edhe me yllin argjentinas Lionel Mesi. Vlera e futbollistit dikur ishte 4 milionë euro, kurse tani është afër pensionimit.