Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë muaj dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45 përballë do jenë Çekia dhe Ukraina.Tanët me gjashtë pikë janë në vendin e tretë (me pikë të barabarta me vendin e dytë, Gjeorgjinë) dhe kërkojnë kreun për të pasur shanse të vijojnë më tej. Ndeshja e parë i gjen tanët përballë kryesuesve të Çekisë (7 pikë).Prej së hënës kuqezinjtë vijojnë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, ndërsa Sylvinho duket se ka disa dilema për emrat që do hedhë në fushë.
Me mungesat e Gjimshitit, Bares, Kumbullës, Manajt dhe Brojës për shkak të lëndimit dhe me pezullimin e Dakun për ndeshjen e parë me Çekinë, braziliani është i kushtëzuar me disa zgjedhje.Duket se Balliu ka fituar pikë para Hysajt për krehun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa pjesa tjetër do jetë “tip” si në sfidën kundër Gjeorgjisë, veç Ajetit që merr vend në qendër të mbrojtjes.Formacioni i mundshëm: Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu (Hysaj), Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, N. Bajrami, Tuci Trajner: Sylvinho.