Investimet e pastudiuara të Bashkisë Kamzë kanë lënë pa shtëpi, pa strehim dhe pa bonus qiraje familjen e Lindita Haxhisë në Valias të Kamzës.
Bashkia i shembi shtëpinë se do të ndërtonte një lulishte, që të mos kundërshtonte dhe ankohej e trajtuan si banesë të dëmtuar nga tërmeti, i dhanë bonus qiraje nga fondet e qeverisë për periudhën e rindërtimit, pastaj i thanë s’ka më fonde e nuk i dhanë as shtëpi.
Pas 4 viteve që endet dyerve të bashkisë ajo ankohet ë Fiks Fare për të gjetur të drejtën e saj. Lindita tregon se shtëpinë ia shembën në vitin 2020 për ta kthyer në lulishte. Kishte një shtëpi 1 katëshe dhe 300 metra katror truall në Valias , madje kishte hedhur edhe themele për një tjetër.
Asokohe bashkia i kishte premtuar se do i jepte një shtëpi tjetër, gjë e cila nuk ndodhi kurrë. Lindita tregon për Fiksin se për një farë kohe është trajtuar dhe me bonus qiraje si familje e prekur nga tërmeti. ” Unë kërkesën siç ma kërkuan e kam bërë në shkurt të 2020 dhe e kam dorëzuar në njësi. Tani kam 4 vite që bredh dyerve të bashkisë dhe askush nuk më jep as zgjidhje dhe as përgjigje” .
Shtëpinë e kishte ndërtuar me të ardhurat e emigracionit pasi prej vitesh kishte punuar në Greqi, pas shembjes u largua për në Gjermani dhe i la një prokurë kunatit për të ndjekur procedurat e dokumentacionit. Por dy herë në vit vinte edhe vetë dhe interesohej. Në këto katër vite pritje sa herë që i është drejtuar institucioneve lokale ka bërë nga një dosje me dokument se çuditërisht siç shprehet dhe ajo ” dosja ime humbte”. Ndërkohë që për shtëpinë që i është prishur ajo ende vazhdon të paguaj taksat vendore dhe ujin, kurse shtëpinë e ka patur në proces legalizimi.
Fiksi tregoi me audio disa nga takimet që Lindita ka patur në Bashkinë Kamëz, ku ka kryer takime me nënkryetaren e bashkisë dhe kryetarin Rakip Suli.
Në takimin e kryetarin Rakip Suli ky i fundit në zyrën e tij thërret dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të dëmeve të tërmetit. Në bisedë dilet në konkluzionin se faji është i Linditës që nuk ka aplikuar në kohë për fondet e rindërtimit nga tërmeti, ndërkohë që Linditës shtëpia nuk i është prishur nga tërmeti , por nga vetë bashkia.
Ndërkohë që zonja u përgjigjet se ka plotësuar dokumentacionin që bashkia i ka kërkuar ” Çfarë më keni kërkuar ju kam bërë unë ” shprehet ajo. Ndërkohë që pyetjes së saj sesi e ka përfituar bonusin kur dokumentat kanë qënë për tjetër gjë askush nuk kthen përgjigje. Anëtarët e komisionit fshihen pas fjalëve aq sa kryetari Suli u thotë në zyrë ” ju hani përshesh , s’jeni për asgjë”. Në përfundit kryetari Suli kërkon që komisioni të gjej një zgjidhje dhe një nga anatëraët shprehet se do shohin nëse ka ndonjë rast të tillë Bashkia Tiranë dhe do ndjekin të njëjtat procedura.
Pas këtij takimi Lindita zhvillon dhe një takim të dytë pas një jave vetëm me kryetarin Suli, pasi ende nuk ka marr asnjë lloj përgjigje . Ky i fundit e përcjell duke i thënë ” Çfarë do nga unë tani , nuk vendos unë. Të ula me komisionin ça të vendosin ata. Unë nuk urdhëroj kënd”.
Pas këtyre zhvillimeve Fiksi shkon dhe interesohet në Bashinë Kamëz në lidhje më problemin e zonjës Lindita. Nënkryetarja Rebeka Sulejmani pranon që bashkia ia shembi shtëpinë zonjës për të ndërtuar një lulishte. Pyetjes së Fiksit se përderisa shtëpinë e shembi bashkia pse zonja ka përfituar bonus qiraje nga rindërtimi , nënkryetarja justifikohet se nuk e njeh mirë dosjen e saj, por që pas shfletimit do të mund të kthente një përgjigje.
Më vonë nënkryetarja u kthen një përgjigje më shkrim gazetarëve të Fiksit ku pohon se familja është trajtuar me bonus qiraje si banesë e shembur prej dëmtimeve të tërmetit të vitit 2019. Pra ndryshe nga çfarë u tha gazetarëve në zyrë, ku pohoi se shtëpinë e ka shemb bashkia.