Teksa po mbahej protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, një nga efektivët e policisë ka humbur ndjenjat.
Mësohet se nuk ka pasur përplasje mes forcave policore dhe protestuesve, por polici ka humbur ndjenjat pasi është ndjerë keq nga ana shëndetësore.
Siç shihet edhe nga foto kolegët e kanë ndihmuar menjëherë, duke e dërguar me urgjencë në spital.
Ngjarja ndodhi në momentin kur Belind Këlliçi po mbante fjalën para protestuesve të opozitës.