Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zbulimin e laboratorëve të kokainës në vendin tonë, për të cilin janë arrestuar 10 persona.

Sipas informacioneve, SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit dhe i kanë lënë të lirë të veprojnë në 2 ngarkesat e fundit, në shtator dhe në nëntor, për të sjellë ngarkesat me 48 ton lëkurë gjedhi brenda të cilave ka kokainë.

Në koordinim me partnerët e huaj, qëllimi ka qenë të gjurmohen deri në fund lëvizjet e grupit dhe personat e përfshirë në të derisa ndërhynë me arrestimet pas mbërritjes së kontejnerit të fundit në nëntor, në rrugë detare.