Ndaj Çekisë pritej një ndeshje e tensionuar, kjo për faktin se në Pragë tifozët kuqezi u trajtuan keq, gjithashtu u përdhosën edhe simbolet kombëtare, por FSHF kishte marrë masat për të zbutur situatën, duke vendosur rrjeta, apo duke bërë thirrje të vazhdueshme për të respektuar rivalët.
Përjashto këtu disa vërshëllima gjatë himnit çek, apo ndonjë send gjatë goditjeve të këndit, pjesa tjetër e takimit shkoi pa incidente. Mes banderolave dhe flamujve të ndryshëm që spikatën në stadium ishte dhe një flamur çek, ku shkruhej: “Kosova është Shqipëri”.