Nisin sot në parlament diskutimet për buxhetin e shtetit për vitin 2025. Seanca maratonë që pritet të zgjasë deri të martën në mbrëmje dhe pritet të prodhojë debate mes palëve, pasi opozita nuk ka bojkotuar si vitin e shkuar këtë diskutim dhe e ka kundërshtuar në Komisionet Parlamentare duke akuzuar mazhorancën se nuk ka prioritet qytetarët.
Sa u takon investimeve, buxheti 2025 ju dedikohet më shumë projekteve që janë në ndërtim e sipër, si Rruga Tiranë-Durrës, Elbasan-Qafë Thanë, apo Ndroq Plepa. Do të financohen koncesionet që janë aktive dhe do të përballohet borxhi publik.
Për buxhetin 2025 që parashikohet të jetë 8 miliardë Euro, opozita kundërshton prioritetet që janë vendosur dhe mungesën e fondeve në ndihmë të qytetarëve. Për këtë arsye ka thirrur edhe një protestë të marten pasdite para parlamentit duke e cilësuar buxhetin 2025 si atë të vjedhjes.