Ka nisur me tensione seanca parlamentare e cila është ndërprerë pas 6 minutash. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali mori vendimin pas protestës së opozitës në Kuvend në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën për të folur në lidhje me projektbuxhetin 2025.

Deputetët e PD-së u ngritën në këmbë dhe godisnin tavolinat në momentin që kreu i qeverisë po fliste në foltore për pensionet.

Rama i kërkoi ligjvënësve demokratë të uleshin, por në momentin që nuk pranuan i bëri thirrje kryeparlamentares për 5 minuta pushim, që u aprovua nga Elisa Spiropali.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Ju lutem uluni në vend. E keni fjalën pas kryeministrit

Rama: Uluni

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen

Rama: 5 minuta pushim (I drejtohet Spiropalit)