14-vjeçari Martin Cani, i cili u nda në mënyrë tragjike nga jeta ditën e sotme pas një sherri me një bashkëmoshatar, ishte pjesë e Dinamo U-15.

Klubi dinamos, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes Cani, duke treguar kështu mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.

Ngushëllim- Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin!”- shkruan klubi.