Triumf mes vuajtjesh i Kosovës përballë Lituanisë. “Dardanët” e trajnerit Foda festuan falë rezultatit minimal 1-0.
Muharrem Jashari ishte protagonist në ndeshjen e sotme. Sulmuesi mitrovicas shënoi gol në minutën e pestë, ndërsa u përjashtua me të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë. Dhe më pas Kosova vuajti shumë për ta mposhtur Lituaninë.
Për sa i përket renditjes, Kosova i ka 12 pikë në vendin e dytë, ndërkohë që ndeshja e ndërprerë me Rumaninë nuk është regjistruar ende. Rumania është e para me 15 pikë.
Kosova me shumë gjasa do të përfundojë në pozitën e dytë në Grupin C2 të Ligës së Kombeve. Dhe do të luaj në play off. Rumania si fituese e grupit, nëse vendimi i UEFA-s nuk ndryshon gjendjen në tabelë, do të avancojë në Ligën B për edicionin e pestë.