Gjykata e Lezhës ka marr vendimin për Age Gjaçin, e cila u arrestua dy ditë parë nga policia, pasi u përfshi në një konflikt me kunatën e saj në fshatin Markatomaj të Lezhës.

Bëhet me dije se prokurori Françesk Ganaj ka vendosur për Gjaçin masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

45-vjeçarja ka mohuar se ka ushtruar dhune ndaj kunatës, por ka tentuar t’i heqë telefonin me të cilin po e filmonte dhe në ato momente janë përplasur fizikisht me njëra tjetrën, konflikt në të cilin janë përfshire edhe familjar të tjerë.