Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Silvinjo është kandidat për të marrë drejtimin e ekipit të Inter Maimi. 

Gazeta prestigjoze “Mundo Deportivo”, shkruan se janë disa emra që drejtuesit po studiojnë për t’i besuar ekipin.

Në krye të listës është Xavi Hernández, tashmë pa ekip, Javier Mascherano, që drejton Argjentinë U-20 dhe Sylvinho, trajner i Shqipërisë. 

Çelësi do të ishte te Xavier Asensi, drejtori i përgjithshëm katalanas i Interit me lidhje të forta te Barcelona. 

Ai ishte i rëndësishëm në ardhjen e Messit tek Inter Maimi në atë kohë dhe mund të jetë gjithashtu i rëndësishëm tani në idenë e bashkimit të njërit prej tyre me ish-bashkëlojtarët e tij Leo, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez.